Top Channel/ Makina futet në mes të turmës, të paktën tetë të plagosur në Tel Aviv
04/07/2023 19:06

Të paktën tetë persona kanë mbetur të plagosur në Tel Aviv pasi makina e cila drejtohej nga militanti i Hamasit hyri në mes të turmës duke i përplasur, ndërsa njëri prej tyre mbeti i plagosur si pasojë e goditjes me thikë. Tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. I dyshuari është një 20-vjeçar i cili u qëllua për vdekje, pas sulmit që bëri në stacionin e autobusit të mbushur me njerëz. Por përapara se ai të qëllohej për vdekje, ka dalë nga mjeti e më pas vijoi sulmin me thikë. Shefi i policisë së Tel Avivit tha se i dyshuari për sulmin ishte një palestinez nga Bregu Perëndimor. Hamasi pretendoi se njeriu ishte një anëtar dhe sulmi ishte hakmarrje për një bastisje izraelite në një kamp refugjatësh. Imazhet nga vendi i ngjarjes treguan mjetin që kishte përfunduar në trotuar pranë një qendre tregtare, teksa të plagosurve i është dhënë me shpejtësi ndihma e parë. Izraeli shpreson se sulmi i tij në Bregun Perëndimor do të parandalojë sulmet terroriste, por operacionet e mëparshme në shkallë të gjerë nuk kanë arritur të qetësojnë tensionet. Ngjarja vjen ndërsa trupat izraelite po vazhdojnë kërkimet për militantë palestinezë dhe armë në kampin e refugjatëve Jenin. Buldozerë ushtarakë u futen mes rrugicave duke detyruar largimin e mijëra banorëve. Numri i viktimave në mesin e palestinezëve u rrit në 10, brenda dy ditësh. Bastisja në shkallë të gjerë, e cila filloi të hënën, është një nga operacionet më intensive ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar në gati dy dekada. Më shumë se 140 palestinezë janë vrarë këtë vit në Bregun Perëndimor, pasojë e rritjes së dhunës njëvjeçare. Si pasojë e sulmeve palestineze janë vrarë të paktën 26 izraelitë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump thirrje Izraelit të ndalë sulmet mbi Iran për… naftën
11/03 01:08
Top News- SHBA gati për sulm tokësor/ Dalin shifrat: 140 ushtarë u plagosën nga Irani
10/03 23:15
Top Channel/ Renditja e Forbes, Musk, më i pasuri në planet. Trump ngjitet me 55 pozicione
10/03 22:36
Top News- Irani mbush me mina Ngushticën e Hormuzit, marina amerikane i shkatërron anijet
10/03 22:31
Top Channel/ Irani i përgjigjet kërcënimit të Trump: Ne do të vazhdojmë të qëllojmë me raketa për…
10/03 20:36
Top Channel/ Erdogan paralajmëron sërish Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke nuk…
10/03 19:39
Top Channel/ Europa, “roje” për naftën në Hormuz! Zbulohet plani Angli-Gjermani-Itali
10/03 19:36
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, EasyJet “ngrin” rifillimin e fluturimeve për në…
10/03 19:02
Top Channel/ Sot dita e ndëshkimit! SHBA paralajmëron sulmet më të ashpra ndaj Iranit
10/03 15:07
Top News – Putini, fituesi i madh i luftës me Iranin / Më shumë para në arkat e Moskës
10/03 15:07
Top News – Irani i thotë Trumpit: Ruaj kokën tënde! I përgjigjet kërcënimeve ‘boshe’ të presidentit
10/03 14:54
Top Channel/ Trump telefonatë me Putinin, diskutuan për luftërat në Ukrainë dhe Iran
10/03 14:53
Top Channel/ Trump: Lufta mund të mbarojë shpejt! Netanyahu: Po ja thyejmë kockat Iranit
10/03 14:52
Top News – Iranit po i mbarohen raketat / ‘Vetëm disa ditë larg…por ka ende një kartë në dorë’
10/03 14:43
Top News – Shoigu, grusht shteti kundër Putinit / Interneti mbyllet në të gjithë Rusinë, ç’po ndodh?
10/03 14:34
Top Channel/ Libani kërkon armëpushim: Gati të çarmatosim Hezbollahun nëse ushtria…
10/03 12:14
Top Channel/ Alarm nga raketat e Iranit, 2 incidente në jug të Turqisë. Erdogan paralajmëron Iranin
10/03 12:13
Top Channel/ 11 ditë luftë në Lindjen e Mesme/ Përfshihen Emiratet Arabe, Irani bllokon naftën
10/03 12:13
Top Channel/ Trump deklaroi se fundi i luftës është afër. Bursa zbriti nga 120 në 84 dollarë
10/03 12:12
Top News – E shpartallon Iranin pa asnjë ushtar / Ishulli i vogël në shënjestrën e Trumpit
10/03 12:06
DIGITALB DIGITALB