Një makinë ka humbur kontrollin në mbikalimin e Saukut këtë pasdite dhe ka ka rënë sipër një mjeti tjetër. Nga goditja, ka humbur jetën një grua, trupi i pajetë i së cilës është ende brenda mjetit. Shkatërrimi i plotë i dy mjeteve tregon përplasjen e fortë, ndërkohë që është përplasur më lehtë një makinë e tretë. Një person raportohet se është plagosur rëndë, ndërs qarkullimi në rrugë është i bllokuar. Forca të shumta policie dhe ambulance ndodhen në vendngjarje. Dyshohet se mjeti që ka dalë nga mbikalimi ka qenë me shpejtësi, ndërkohë që pritet hetimi për ngjarjen e rëndë.