Nuk ka zgjatur më shumë se dy ditë dilema se kush do të zërë vendin e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Ashtu siç edhe Top Channel kishte paralajmëruar një ditë më parë, kryeministri Rama ia ka besuar postin e numrit 2 të shtetit shqiptar, ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit.