Muaji dhjetor e shndërron sheshin “Skënderbej” në fshatin e festave, si pikën kryesore në kryeqytet që shpërndan magjinë e festave të fundvitit. Përgatitjet kanë nisur për ti dhënë një tjetër pamje Tiranës. Krahas Fan Zonës ku ndiqen ndeshjet e botërorit, po vendosen shtëpizat e drurit si dhe lodrat në shesh, ku fëmijë e të rinj do kenë mundësi të argëtohen në këtë periudhë festash.