Nga tryeza e opozitës, biznesmeni Nikollaq Neranxi ngriti shqetësimin se sipas tij, krimi ka kapur sektorin ushqimor në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, ai tha se mafia ka shkatërruar konkurrencën dhe ka krijuar monopole në treg duke shitur produkte të skaduara, apo me substanca të rrezikshme.