Top Channel/ Maduro tërhiqet: I hapur për bisedime me SHBA-në për naftën dhe narkotrafikun!
02/01/2026 11:22

Pas javësh të tëra presioni në rritje të SHBA-së ndaj qeverisë së tij, presidenti venezuelian Nicolás Maduro u shpreh është i hapur për bisedime me Shtetet e Bashkuara mbi trafikun e drogës dhe naftën. Në një intervistë për televizionin shtetëror venezuelian, Maduro tha se ishte gati për dialog me SHBA-në “kudo që të duan dhe kurdo që të duan”. Ai shmangu sakaq një pyetje lidhur me një deklaratë të presidentit Donald Trump, sipas së cilës SHBA kishte goditur një strukturë ankorimi në Venezuelë – sulmi i parë i tillë brenda vendit, që raportohet se është kryer nga CIA. Forcat amerikane kanë sulmuar gjatë tre muajve të fundit disa anije që dyshohet se kontrabandojnë narkotikë përmes Karaibeve dhe Paqësorit lindor. Në total, janë kryer më shumë se 30 sulme ndaj anijeve si pjesë e “luftës kundër drogës” të administratës Trump, me më shumë se 110 persona të vrarë që nga sulmi i parë amerikan ndaj një anijeje në ujëra ndërkombëtare më 2 shtator. Sulmi më i fundit ndodhi të mërkurën, kur dy anije që dyshohej se transportonin drogë u goditën, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave në bord, sipas ushtrisë amerikane. Përveç trafikut të drogës, Maduro e bëri të qartë se është i hapur edhe për bisedime mbi naftën dhe emigracionin. Muajt e fundit, Trump është përqendruar në luftimin e hyrjes së drogës në SHBA – veçanërisht fentanilit dhe kokainës. Presidenti amerikan ka dyfishuar gjithashtu shpërblimin për informacion që çon në kapjen e Madurës dhe ka njoftuar se do ta shpallë qeverinë e tij Organizatë Terroriste të Huaj (FTO). Maduro i ka mohuar me forcë akuzat se është drejtues karteli dhe ka akuzuar SHBA-në se po përdor “luftën kundër drogës” si justifikim për ta rrëzuar dhe për të shtënë në dorë rezervat e mëdha të naftës së Venezuelës.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00