Top Channel/ Maduro fiton zgjedhjet e kontestuara në Venezuelë, opozita flet për mashtrime
29/07/2024 21:56

Presidenti Nicolás Maduro ka fituar zgjedhjet presidenciale të Venezuelës, sipas rezultateve të pjesshme të shpallura nga këshilli zgjedhor. Kreu i Këshillit Kombëtar Zgjedhor i cili është një aleat i ngushtë i Maduro, tha se me 80% të votave të numëruara, Presidenti Maduro kishte 51% të votave, krahasuar me 44% për rivalin e tij kryesor. Opozita venezueliane e hodhi poshtë njoftimin si mashtrues dhe premtoi të kundërshtojë rezultatin. Ajo tha se kandidati i saj, Edmundo González, kishte fituar me 70% të votave dhe këmbënguli se ai ishte presidenti i zgjedhur i ligjshëm. Opozita tha se numërimi i votave si dhe exit poll-et, treguan se zoti González kishte një avantazh prej 40 pikë përqindjeje ndaj presidentit aktual. Partitë opozitare ishin bashkuar pas zotit González në një përpjekje për të rrëzuar presidentin Maduro pas 11 vitesh në pushtet. Sondazhet e opinionit të kryera përpara zgjedhjeve kishin sugjeruar që zoti González do ta mundte presidentin. Rezultati i zgjedhjeve do të ketë pasoja shumë përtej vendit të Amerikës së Jugut me 29.4 milionë banorë. Gjatë 10 viteve të fundit, 7.8 milionë njerëz janë larguar nga Venezuela për shkak të krizës ekonomike dhe politike në të cilën vendi u zhyt nën administratën Maduro. Sondazhet e kryera në prag të zgjedhjeve sugjerojnë se eksodi tani mund të rritet, me një sondazh që sugjeron se një e treta e popullsisë do të emigronte.

Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52
Top News – Rrëzon dronët e Iranit në Gjirin Persik / Çfarë merr Ukraina në këmbim të ndihmës…?
11/04 09:35
Top News – ‘Shtet kancerogjen dhe mallkim i njerëzimit’. Ministri pakistanez sulmon Izraelin
11/04 09:32
Top News – Bllokohet porti i Antverpit / Nafta derdhet në det, ndotje dhe dëm ekonomik
11/04 09:32
Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21