Top Channel/ Macron vizitë në Izrael! Lirohen edhe dy pengje të tjera nga militantët e Hamasit
23/10/2023 22:34

Pritjes i erdhi fundi, pasi presidenti i Francës Emmanuel Macron, do të vizitojë sot Izraelin, për të shfaqur solidaritetin me shtetin hebre dhe për të vazhduar punën për lirimin e pengjeve që po mbahen në Rripin e Gazës. Në axhendën e publikuar paraprakisht nga Presidenca franceze, Macron do të bisedojë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe do të takohet me banorë me shtetësi të dy vendeve, që janë prekur nga sulmet. Efekt... Për sa i përket pengjeve të marra nga militantët e Hamasit, ku regjistrohen të paktën 220, dy prej tyre janë liruar. Ky lajm u konfirmua nga Kryqi i Kuq, madje u raportua se kanë mbërritur në vendkalimin Rafah. Efekt... Dita e 16-të e sulmeve mes Izraelit dhe Hamasit nuk solli asnjë ndryshim, përpos bombardimeve të vazhdueshme kryesisht në Gaza, që po rëndojnë bilancin e viktimave. Efekt shpërthime… Të paktën 436 palestinezë u vranë në sulmet gjatë natës në Gaza, ndërsa numri në total që nga nisja e bombardimeve është rritur në më shumë se 5000 persona. Teksa sulmet vijojnë ende, në mesin e viktimave janë edhe mbi 2000 fëmijë që nuk kanë arritur t’i mbijetojnë sulmeve. Efekt… Nga ana tjetër qetësi nuk ka pasur as për banorët në qytetin verior izraelit të Kiryat Shmona, pranë kufirit me Libanin, aty ku alarmet e raketave kanë mbizotëruar. Efekt që ikin me vrap… Ndërkohë ushtria e Izraelit vijon të qëndrojë në gatishmëri pranë kufirit me Rripin e Gazës, teksa kanë vijuar stërvitjet dhe vendosjen e mjeteve ushtarake. Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë raportuar se trupat e tyre po qëndrojnë në gatishmëri dhe po punojnë fort për të qëndruar në gjendjen më të mirë në rast urdhri për të hyrë në territoret e Gazës. Pamjet: AFP

Top Channel/ BE ‘paralizon’ Serbinë pas blerjes së armëve nga Kina
13/03 22:03
Top News – Italia dhe Franca në biseda ‘sekrete’ me Iranin, negociojnë për Ngushticën e Hormuzit
13/03 21:24
Top News – Erdogan i qartë për luftën në Lindjen e Mesme: Turqia do të qëndrojë larg zjarrit’
13/03 20:13
Top Channel/ BE bisedime “sekrete” me Iranin për naftën, “Financial Times” zbulon negociatat
13/03 19:43
Top News – Pse nuk kanë hyrë në luftë Huthit? Partnerët e Iranit në Jemen po qëndrojnë duarlidhur
13/03 16:24
Top News – Kuba gjunjëzohet para Trumpit / Fillon bisedimet me SHBA-në në mes të krizës
13/03 16:13
Top Channel/ Raketa e tretë nga Irani, Turqia konfirmon: “Do sulmohej baza e Incirlikut”!
13/03 15:10
Top News – Viktima e parë në radhët e Francës / Ushtari francez vritet nga droni iranian në Irak
13/03 14:48
Top News – Marshim nën bombat e Amerikës / Irani mban peng botën, presidenti sfidon Trumpin
13/03 14:47
Top Channel/ Nisin sulmet terroriste në Perëndim? SHBA: Të shtëna dhe shpërthim në sinagogë!
13/03 14:35
Top News – Typhoon-ët britanikë ‘luftë’ mbi Bahrein / Mbrojnë qiellin nga dronët kamikazë të Iranit
13/03 13:35
Top News – Turqia nën sulm, raketë tjetër balistike / Baza e armëve bërthamore në shënjestër
13/03 13:21
Top News – Tërheq sistemin THAAD nga Koreja e Jugut / SHBA ‘braktis’ Seulin, i duhet për Iranin
13/03 13:20
Top News – Avioni amerikan rrëzohet mbi Irak / Ushtria konfirmon katër viktima nga gjashtë në bord
13/03 13:18
Top News – ‘Nuk ke ku të fshihesh në një anije’ / Makthi i marinarëve të bllokuar pranë Iranit
13/03 13:04
Top News – ‘SHBA do të ndajë Evropën’ / Kaja Kallas e thotë troç: Trump nuk e pëlqen BE-në
13/03 12:09
Top News – Trump heq sanksionet mbi naftën ruse / ‘Dritë jeshile’ për të gjunjëzuar Ukrainën
13/03 12:08
Top Channel/ “ Është gjallë apo ka vdekur”? Trump mesazh Mojtaba Khameneit: Iranin e shkatërrojmë!
13/03 12:04
Top Channel/ Defekt në avionin e ministrit gjerman: Po nisej drejt Turqisë për Iranin!
13/03 12:02
Top Channel/ Kroacia “raporton” Serbinë në NATO: “Bleu raketa supersonike kineze”, dyfish arsenali!
13/03 12:01
DIGITALB DIGITALB