Një vend neutral si Zvicra mund të ishte perfekt për takimin Putin-Zelensky, sipas presidentit francez Emmanuel Macron, që sugjeroi Gjenevën si vendin e mundshëm të mbajtjes së një samiti paqeje mes dy udhëheqesve kundërshtarë në këtë konflikt. Duke folur pas takimit që ai dhe liderë të tjerë europianë patën në Shtëpinë e Bardhë të hënën, ku iu bashkuan Volodimir Zelenskyn në bisedën e tij me Donald Trumpin, shefi i Elizesë rrëfeu se ideja është që një samit Putin-Zelensky të mbahet në Europë. Unë vetë propozoj Gjenevën, tha Macron, që kujtoi sesi herën e fundit që ka pasur bisedime dypalëshe të një niveli më të ulët Ukrainë-Rusi, ato u mbajtën në Stamboll. I pyetur nëse Zelenskyy do të detyrohej të heqë dorë nga disa territore, Macron tha se kjo "varet nga Ukraina" dhe paralajmëroi mbi rrezikun e cdo imponimi.