“Mbaje Europën të bashkuar” ishte porosia e fundit që Angela Merkel i dha presidentit francez Emmaneul Macron teksa përgatitet të lërë postin e kancelares dhe rolin e bashkueses së kontinentit të vjetër përgjatë viteve të tëra krizash. Duke i uruar mirëseardhjen në rajonin e verës, Burgonjë nëvend të një darke formale në Pallatin Elize, Macron e falenderoi për durimin e saj dhe të gjithë mësimet që i ka dhënë. Ai i dorëzoi Kryqin e Madh të Legjionit të Nderit në vazhdën e vizitës së lamtumirës, ndërsa në ceremoni nuk munguan përqafimet.