“Po kalojmë kohë mjaft të vështira. Është një përmbysje e madhe kjo që po përjetojmë”, me këtë fjali që celi takimin e parë të kabinetit të tij pas pushimeve të verës, presidenti francez Emmanuel Macron i paralajmëroi të pranishmit e të gjithë francezët, të përgatiten për sakrifica të forta në periudhën që do të vijë.