Top Channel/ Macron në Qipro: Hapim Hormuzin! Do shoqërojmë cisternat e naftës
09/03/2026 19:53

Franca dhe partnerët e saj ndërkombëtarë po përgatisin një mision detar mbrojtës me qëllim rihapjen e Ngushticës së Hormuzit ka deklaruar presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një takimi trepalesh në Qipro me homologun qipriot Nikos Hristodhulidhis dhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. “Një mision plotësisht mbrojtës për shoqërimin e anijeve, në bashkëpunim me shtete evropiane dhe jo-evropiane, i cili synon që sapo të përfundojë faza më intensive e konfliktit të shoqërojë anijet me kontejnerë dhe cisternat, në mënyrë që të rihapet gradualisht Ngushtica e Hormuzit, një korridor jetik për tregtinë ndërkombëtare dhe për rrjedhën e gazit dhe naftës nga rajoni”, u shpreh Macron. Gjatë takimit Makron dhe Mitsotakis, shprehën solidaritet me Qipron pas goditjeve të fundit në ishull nga dronë të prodhimit iranian duke theksuar se mbrojtja e ishullit mesdhetar është një çështje jetike për Greqinë, Francën dhe Bashkimin Evropian. “Fakti që jam këtu pranë jush së bashku me Kryeministrin e Greqisë është një mënyrë për t’ju thënë se kur sulmohet Qiproja, sulmohet edhe Evropa”, tha Macron. “Prania juaj këtu përveç se ka një simbolikë të fortë, ka edhe rëndësi reale për Qipron dhe për gjithë Evropën”, u shpreh presidenti i Qipros, Nikos Christodoulidis. Nga ana e tij kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis theksoi se Qiproja nuk është dhe nuk do të mbetet kurrë e vetme, ndërsa kujtoi praninë e menjëhershme të forcave greke në ishull. “Së bashku me Presidentin Nikos Christodoulidis dhe Presidentin francez Emmanuel Macron, dërgojmë një mesazh të fortë, të përbashkët, të qartë dhe të vendosur për unitet dhe solidaritet. Qiproja e familjes evropiane nuk është dhe nuk do të mbetet kurrë vetëm”, u shpreh kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis. Ndërkohë, në Qipro kanë dislokuar forca ushtarake disa vende evropiane, mes tyre Greqia dhe Franca, ndërsa autoritetet mbeten në gatishmëri të lartë pas alarmeve të fundit për dronë pranë bazave britanike në ishull.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50