Europa duhet të reduktojë varësinë e saj nga Shtetet e Bashkuara dhe të shmangë përfshirjen në konfliktin mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara për Tajvanin: Presidenti francez Emmanuel Macron bëri një pohim të rrallë në një intervistë dhënë Politicos pas vizitës tre ditore në Pekin. Shefi i Elizesë theksoi teorinë e tij të preferuar të “një autonomie strategjike” për kontinentin e vjetër, që sipas tij duhet të kthehet në një superfuqi të tretë, me shumë gjasë të udhëhequr nga Franca.