Top Channel/ Macron “del hapur”: Angazhohem personalisht për Asociacionin, serbët viktima!
29/08/2024 11:33

Emmanuel Macron qëndron sot në Serbi në një vizitë zyrtare, e cila vjen më pak se pesë 5 muaj pasi shefi i Elizesë priti në Paris homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç. Udhëtimi i Macronit shihet si mundësi për të dy krerët e shteteve që të diskutojnë për cështje ekonomike, mbrojtjen, energjinë dhe inteligjencën artificiale. Ndërkohë, “Politika”, një gazetë e vjetër serbe që sot është pjesërisht në pronësi të qeverisë, botoi një shkrim të tij ku kreu i shtetit francez bëri thirrje për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe zotohet të ndërhyrjë për themelimin e Asociacioni të komunave me shumicë serbe. “Rruga drejt normalizimit ruan thelbin, mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë në përputhje me ligjin, por pa hequr dorë nga identiteti i tyre”, shkruan Macron, që përmend vitin 2019, kur sic thotë kishte kërkuar kompromis “për çështjen e Kosovës”. “Në 2019-tën, kur fola për çështjen e Kosovës, fola për guximin e nevojshëm për të arritur një kompromis. Të bindur se ky guxim ekziston në Serbi, ne, së bashku me Gjermaninë dhe partnerët tanë europianë, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, donim ta ndihmonim rajonin t’i shmangte lëvizjet e njëanshme, deklaratat e pamatura dhe përshkallëzimin e tensioneve, viktimat kryesore të të cilave janë njerëzit që jetojnë në terren, veçanërisht minoriteti serb në Kosovë”, thotë presidenti francez. Macron nënvizon se mbetet i angazhuar personalisht për themelimin e Asociacionit. “Kjo rrugë është e asfaltuar: çdo gjë që e ngadalëson përparimin në atë rrugë është në kurriz të njerëzve që jetojnë atje”, theksohet në shkrimin e tij, ku bashkëpunimi që Franca po ndërton me Serbinë, përshkruhet si “partneritet real strategjik” .

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00