Top Channel/ Macron: Autorizoni Ukrainën të godasë në Rusi
28/05/2024 22:40

Presidenti francez Emanuel Makro ka thënë se Ukraina duhet të lejohet të sulmojë në Rusi pozicionet nga ku është sulmuar. Macron foli në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin gjerman Olaf Sholc në Meseberg, në veri të Berlinit. Në të njëjtën linjë ishte edhe kancelari Sholc, i cili argumentoi se përdorimi i raketave të furnizuara nga Perëndimi në Ukrainë duhet të vazhdojë të kryhet "brenda kuadrit të së drejtës ndërkombëtare, e cila deri më tani ka funksionuar mirë". I menjëhershëm ka qenë reagimi zyrtar i Moskës. Qeveria ruse deklaroi se përdorimi i raketave perëndimore për të goditur thellë në territorin rus do të sjellë pasoja të rënda. "Situata po përkeqësohet dhe entuziazmi i tërbuar ushtarak i perëndimorëve ka filluar të dominojë. Ne duhet të marrim masa”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i Kremlinit. Akoma më i ashpër ishte qëndrimi i presidentit rus Vladimir Putin. “Nëse ushtarët polakë hyjnë në Ukrainë, ata nuk do të kthehen kurrë në shtëpi”. Kështu deklaroi ai gjatë një konference për shtyp në fund të vizitës së tij në Uzbekistan, raporton Ria Novosti. "Nëse disa kontingjente nga vendet evropiane arrijnë të futen në Ukrainë së bashku me polakët, disa ndoshta do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa polakët kurrë”, shtoi ai. Pamjet: AFP

Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50
Top News – Nuk ndodhte prej shekujsh/ Izraeli ndalon meshën katolike në Varrin e Shenjtë
30/03 11:50
Top News – Baste për luftën. Majori izraelit përdori sekrete hetimore në Polymarket
30/03 11:46
Top News – Raketa drejt Izraelit. Fronti i ri i luftës, Huthët sulmojnë sërish
30/03 11:27
Top Channel/ Presidenti sirian në Berlin, Sharaa në Gjermani mes luftës dhe rikthimit të refugjatëve
30/03 11:12
Top Channel/ Lufta godet ekonominë botërore, çmimi i naftës shkon mbi 100 dollarë
30/03 11:12
Top Channel/ Izraeli bllokon Meshën/ Netanyahu tërhiqet pas reagimeve, lejon ceremoninë në Jeruzalem
30/03 11:00
Top News – Ekonomia globale në rrezik. Çmimet e karburanteve pësojnë rritje të ndjeshme
30/03 10:34
Top News – Skenari i Trump për luftën. Ishulli Kharg dhe rreziku global pas kapjes së tij
30/03 10:11
Top News – Nafta fluturon sërish. Pas planit të trump për të pushtuar Kharg
30/03 09:55
Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30