Një vatër e re zjarri u aktivizua në fshatin Gjyshaj të njësisë administrative Ballagat në Lushnje. Sipas banorëve zjarri ka ardhur nga një tokë djerre duke përfshirë më pas pyllin. Banorët u përpoqën si fillim me mjete rrethanore të ndalonin gjuhët e flakëve ndërsa zjarrfikëset e patën të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit.