Një konflikt i hershëm midis kushërinjve Hasalla për një sipërfaqe toke ka përfunduar në një tragjedi. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në fshatin Garunjas të bashkisë Lushnjë rreth orës 6 e 30 ku Shaip Hasalla, Emiliano Hasalla, Laert Hasalla, Romeo Hasalla janë konfliktuar me kushërinjtë e tyre Kastriot Hasalla dhe Afrim Hasalla.