Një fëmijë ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në spitalin e Lushnjes. Femija i moshës 6 vjeçare ka ardhur në spitalin e Lushnjes rreth orës 14 me autoambulancë nga qendra shëndetësore Divjakë. Sipas informacioneve të marra nga drejtori i spitalit femija kishte rreth 6 ditë që mjekohesh në kushte e shtëpisë ku për të kujdesej gjyshi pasi prindërit i kishte të divorcuar. Duke parë gjendjen e rënduar të femijes është dërguar në qsh Divjakë dhe më pas në spitalin e Lushnjes.