Emergjencat civile të bashkisë Fier, së bashku me kryebashkiakun Armando Subashi janë duke monitoruar në terren situatën e krijuar nga reshjet e shiut. Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni bën me dije se ata janë përqendruar përgjatë argjinaturës së Çervenit ku dy fadroma dhe mjete të tonazhit të rëndë janë duke punuar për riparimin e disa segmenteve të rrezikuara nga dalja e lumit Vjosë. Reshjet tashmë po bien me intensitet të lartë duke e bërë situatën alarmante.