Vllaznia dhe Dinamo, dhuruan një spektakël të vërtetë në mbrëmjen e së hënës në “Loro Boriçi”, në mbyllje të javës së 5-të të Abissnet Superiores. Nëntë gola të shënuar, në të dy portat, ku kuqeblutë shkodranë realizuan 6 herë në portën e bluve kryeqytetas, duke arritur fitoren e bukur 6-3, me golat më të shumtë, të shënuar në një ndeshje deri tani në këtë kampionat.