Top Channel/ Lulzim Basha në SPAK për “21 janarin”: U thirra si person që ka dijeni
30/10/2025 19:38

Erdhi edhe dita e ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, për t’u pyetur nga SPAK për 21 janarin, demonstratën me katër të vrarë. Në orën 16:08, Lulzim Basha kaloi i vetëm pragun e Prokurorisë së Posaçme, më shumë se një vit pas regjistrimit të hetimeve, të rihapura me urdhër të Gjykatës së Lartë dhe që po zhvillohen për shpërdorim detyre, vrasje në rrethana cilësuese dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Pas pyetjes së një sërë ish-zyrtarësh të policisë dhe të Gardës, me në krye ish-komandantin Ndrea Prendi, Basha u pyet në cilësinë e deklaruesit, ndërsa është në listën e të kallëzuarve nga familja e Aleks Nikës. Ndërsa të denoncuar janë edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-shefi i Gardës, për të cilët familja e të ndjerit ka kërkuar që të hetohen. Më 21 janar 2011, u vranë në bulevard protestuesit Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika. Por drejtësia ka zbardhur vetëm dy prej tyre, të Myrtajt dhe Veizit, duke dënuar Prendin dhe Agim Llupon. Ndërkohë ende nuk dihet kush qëlloi mbi Hekuran Dedën dhe Aleks Nikën, ndonëse dosja për një kohë të gjatë u mbajt nën hetim nga Prokuroria e Tiranës. Familjarët e Nikës fituan në Strasburg, me vendimin se shteti kishte dështuar ta hetonte protestën e përgjakshme, që nga momenti i nisjes e deri në fund. Për këtë arsye, ata kërkuan që 21 janarin ta hetojë SPAK. Një çështje që po hetohet nga prokurori i posaçëm, Alfred Shehu. Basha: Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje në hetim. – Për 21 janarin? Basha: Informacionin se për cilën çështje ju lus ta merrni te institucioni se duhet të respektoj sekretin hetimor. -A ka pasur urdhër më 21 janar për të qëlluar? Basha: Kjo ishte gjithçka që kisha për të deklaruar për këtë çështje, për të tjerat me siguri ju ka marrë malli për konferencë për shtyp por duhet të prisni dhe pak. Mirupafshim -Shfaqesh pas shumë kohësh po tani në dyert e drejtësisë Basha: Konferencë për shtyp herë tjetër.

Protesta e opozitës/ Gaz Bardhi shpërthen ndaj policisë: Nuk po na lënë të ushtrojmë të drejtat tona
28/02 22:34
Top Channel/ Rama godet opozitën me foto nga lufta në Iran: Jeni kundër qytetarëve
28/02 22:29
Top News- Rama reagon për protestën e PD: Opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës
28/02 22:28
Top News- Rama e Vuçiç bëhen bashkë, gjejnë zgjidhjen për integrimin
28/02 18:28
Top News- Berisha: Jemi në një udhëkryq tejet të rrezikshëm, Rama tregoi që është diktator
28/02 16:36
Top News- “Rama mori urdhër nga Vuçiç”, Berisha: I ka dosjen, e ka argat
28/02 16:36
Top News- Socialisti pyet Berishën dhe i ankohet: Partinë time e ka mbuluar krimi
28/02 16:35
Top News- Rama ka sulmuar Gjermaninë? Berisha: E dënoj me forcë të madhe
28/02 16:35
Top News- “Edi Rama është vrasësi i ëndrrave”, Berisha: Të largohet ky regjim
28/02 16:32
Top News- Berisha: Kjo betejë nuk lidhet me Ballukun, vijojmë deri në largimin e Ramës
28/02 16:32
Top News- “Do ketë revoltë”, Berisha: Kryengritja jonë do njohë dimensione të reja
28/02 16:32
Top Channel/ Protestë, marshim pa fjalime,Berisha: Marshim në rrugët e Tiranës në kryengritjen tonë
28/02 15:10
Top Channel/ Sot protestë “pa fjalime”, opozita po përgatit tubimin kundër qeverisë
28/02 12:47
Top News- Kryeministria rrethohet me gardh metalik, blindohet para protestës së thirrur nga PD
28/02 11:50
Top News- PD sot sërish në shesh/ Ndryshon skenarin, policia s’merr përsipër tubimin
28/02 11:37
Top Channel/ Rama dhe Vuçiç, “letër” BE, propozojnë ide të re për integrimin
27/02 23:25
Top Channel/ Spiropali reagon pas shkarkimit: Detyra mbyllet, por përgjegjësia vazhdon
27/02 15:18
Top Channel/ Rama mbledh qeverinë, emrat e rinj pritet të dërgohen në Presidencë
27/02 15:17
Top Channel/ Begaj në Shkup flet për shqipen: Mes dy vendeve tona nuk ka çështje problematike
27/02 14:49
Top Channel/ Sistemet raketore JAVELIN/ Nancy VanHorn: Fokusi tek gatishmëria ushtarake
27/02 14:03
DIGITALB DIGITALB