Në zemër të Parkut Natyror Korab-Koritnik-Kallabak, në lëndinat e gjelbra të fshatit Novosej, lulëzon një nga simbolet më të bukura të pranverës shqiptare — lulja e narcisit, e njohur ndryshe si "Lulja e Poetit". E bardhë dhe delikate, kjo lule çel çdo pranverë si një kujtim i natyrës për thjeshtësinë dhe hijeshinë.