Zona e Frakullës dhe Kashishtit në Fier ka prodhuesit më të mëdhenj të luleshtrydhes, një nga produktet kryesore të bujqësisë që shkon për eksport. Fermerët flasin për një sezon të mbarë sa i përket prodhimit. Bashkëshortët Genti dhe Egla Halilaj janë kthyer pesë vite më parë nga Greqia dhe me kursimet e mbledhura atje, ndërtuan një serë diellore me sipërfaqe prej 3 dynymësh për kultivimin e luleshtrydhes, por thonë se gjithçka është produkt i mundit të tyre, pasi nga shteti nuk kanë asnjë ndihmë.