Amerikanet e mbyllën 2024-tën me nota të ulëta për punën e Joe Bidenit si president, me pakënaqësi për Kongresin e më një këndvështrim negativ për ekonominë. Megjithatë, kreu në largim i Shtëpisë së Bardhë u përpoq ta përmirësonte pasqyrën e arritjeve të tij të paktën lidhur me politikën e jashtme. Biden këmbënguli se rivalët e Shteteve të Bashkuara janë tani më të dobët se kur ai mori detyrën katër vjet më parë, pavarësisht krizave globale që vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura.