Top Channel/ “Luftoi si një luan”/ Ukrainasit mbështesin Zelenskyn pas përplasjes me Trump
01/03/2025 20:57

Ukrainasit kanë dalë në mbështetje të Presidentit Volodymyr Zelenskyy, duke e cilësuar atë si një mbrojtës të interesave të vendit, pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë dhe bisedës së tensionuar me Presidentin Donald Trump. Shkëmbimi i pazakontë në Zyrën Ovale ngriti pikëpyetje mbi mbështetjen e ardhshme amerikane për Ukrainën në mes të luftës së saj me Rusinë. Por pavarësisht nga pasojat diplomatike, shumë ukrainas e mbështetën qëndrimin e vendosur të Presidentit Zelenskyy. Zyrtarë në të gjithë Ukrainën vlerësuan qëndrueshmërinë e udhëheqësit të tyre, ndërsa disa paralajmëruan rrezikun e humbjes së mbështetjes kritike amerikane. Ndërsa dy dronë goditën qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, të premten në mbrëmje, kreu i rajonit që ndodhet në kufirin me Rusinë, shprehu vlerësime për Presidentin Zelensky. “Udhëheqësi ynë, pavarësisht trysnisë, qëndron i vendosur në mbrojtje të interesave të Ukrainës dhe ukrainasve. … Ne kemi nevojë vetëm për një paqe të drejtë me garanci sigurie”, tha zoti Syniehubov. Në Kiev, një pensioniste tha tha se mendonte se ukrainasit e mbështesin reagimin e presidentit të tyre në Uashington, “sepse Zelenskyy luftoi si një luan”. “Ata patën një takim të nxehtë, një bisedë shumë të nxehtë”, tha ajo. Por Zelenskyy “po mbronte interesat e Ukrainës”. Një banor i Kievit tha se kishte parë “mungesë respekti” nga Shtetet e Bashkuara në përplasjen në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht faktit se Ukraina “ishte vendi i parë që i doli përballë Rusisë”. Zyrtarë në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal po ashtu shprehën mbështetjen e tyre në rrjetet sociale për Presidentin Zelenskyy.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39