Top Channel/ Luftimet në Lindje të Mesme vazhdojnë, konfirmohen 16 viktima! Tmerr për civilët
31/10/2024 22:19

Luftimet vazhduan të enjten në disa fronte në Lindjen e Mesme, duke marrë jetën e të paktën 16 njerëzve. Pesë persona u vranë në Izraelin verior nga një raketë që u hodh nga Libani, përfshirë një fermer dhe katër punonjës të huaj, njoftuan autoritetet. Ndërkaq, Libani njoftoi se tetë persona u vranë në pjesën jugore të shtetit. Zyrtarët palestinezë thonë se gjatë një sulmi izraelit në Bregun Perëndimor u vranë tre vetë. Ushtria izraelite njoftoi se ka sulmuar depot e armëve të grupit militant Hezbollah dhe bazat e tij në Siri. Sipas ushtrisë izraelite, në këto baza siriane, përgjatë kufirit Siri-Liban, grupi Hezbollah ka filluar të mbledhë armët para se t’i dërgojë ato kontrabandë në Liban. Izraeli paralajmëroi banorët e qytetit Baalbek, në Libanin lindor, që të largohen nga aty, për të dytën ditë me radhë. Të mërkurën, Izraeli kreu sulme ajrore duke goditur objektet e grupit Hezbollah në dhe përreth qytetit që është i njohur për tempujt e tij romakë. Dhjetëra automjete janë parë duke u larguar nga zona pasi Izraeli lëshoi paralajmërimin për evakuim, ndërsa shtëllunga tymi shiheshin në qiell mbi Douris, një qytet aty pranë. Në ofensivën hakmarrëse të Izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 43,100 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore. Izraeli thotë se mes të vrarëve janë mijëra militantë. Si pasojë e sulmeve izraelit është shkatërruar pjesa më e madhe e Rripit të Gazës, ndërsa luftimet dhe urdhrat e evakuimit kanë shkaktuar zhvendosjen e rreth 90% të 2.3 milionë banorëve të Gazës.

Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52