Qeveria ne Kiev njoftoi se në rrugët e kryeqytetit ukrainas kanë shpërthyer luftime. Një ditë më parë, media të mëdha botërore si BBC e The Guardian përcollën informacione se forcat e Moskës kishte hyrë në lagjen veriore të Kievit, Obolon, e ndodhur vetëm 9 kilometra larg parlamentit, që ndodhet në qendër të qytetit. Megjithatë, ushtria ruse ka hasur në rezistencë të fortë.