Qeveria e Shteteve të Bashkuara po kërkon më shumë informacion rreth “Huawei Mate 60 Pro”, një smartphone kinez ky i mundësuar nga një çip i avancuar. Pajisja e re, që thuhet se përfshin një procesor të ri 5G, të zhvilluar së fundmi nga prodhuesit kinezë, sipas CNN, ka tronditur ekspertët e teknologjisë në SHBA që kërkojnë të kufizojnë aksesin e Kinës.