Paralajmërimi i fundit i një zyrtari të lartë të NATO-s bën të bien këmbënat e alarmit se skenari i përplasjes së aleancës me Rusinë, nuk është dhe aq i pagjasë. Perëndimi, tha admirali holandez, Rob Bauer, duhet të rrisë përgatitjet për ngjarje të papritura, duke përfshirë këtu dhe mundësinë e një përplasjeje frontale me Moskën.