Administratorët tatimorë, inspektorët por edhe vet bashkitë, do të dalin në terren këtë sezon veror për të luftuar informalitetin në turizëm. Së fundmi edhe Inspektoriati Shtetëror i Punës ka përgatitur një plan të detajuar masash për turizmin me në fokus inspektime dhe kontrolle për deklarimin e punonjësve si dhe të pagave të tyre por dhe respektimin e kushteve të punonjësve.