Luftanija amerikane USS Ross shihej sot të ankorohej në portin ukrainas te Odessa, para nisjes së manovrave detare mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara në Detin e Zi. Zhvillimi vjen pas incidentit detar mes Rusisë dhe luftanijes britanike Defender, javës që shkoi. Në manovrën ushtarake që drejtohet nga SHBA dhe Ukraina, marrin pjesë mijëra ushtarë, si edhe dhjetra avionë e anije nga 32 vende aleate. Ushtria amerikane ka bërë të ditur, se manovra do të zgjasë dy javë, dhe është një nga më të mëdhatë në Detin e Zi që nga viti 1997. Moska e shikon si provokim manovrën që kryhet para territorit të saj dhe i kërkoi Uashingtonit të heqë dorë.