Top Channel/ Lufta, Trump “kontradiktor”/ Paralajmëroi sanksione ndaj Rusisë, por u zbut
07/03/2025 23:13

Brenda pak orësh Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mbajti dy qëndrime të ndryshme në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë. Fillimisht u duk se ai bëri një kthesë të fortë 180 gradë kundrejt Rusisë, pasi homologu Vladimir Putin sfidoi përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës 3-vjeçare me Ukrainën, duke intensifikuar sulmet ndaj Kievit. Pas një nate të përgjakshme në Ukrainë, ku Rusia kreu sulme të ashpra me dronë, Presidenti Donald Trump paralajmëroi shefin e Kremlinit për sanksione dhe tarifa bankare në shkallë të gjerë. “Duke u bazuar në faktin se Rusia po “godet” Ukrainën në fushën e betejës tani, unë po shqyrtoj seriozisht sanksione të mëdha bankare, sanksione dhe tarifa ndaj Rusisë deri sa të arrihet një armëpushim dhe një MARRËVESHJE PËRFUNDIMTARE PËR PAQEN. Për Rusinë dhe Ukrainën, uluni tani në tavolinën e bisedimeve, para se të jetë vonë. Faleminderit!!!” Ky qëndrim i fortë i Shtëpisë së Bardhë erdhi në një kohë, kur edhe Polonia, shteti fqinj i Ukrainës, ka nisur përpjekjet për mobilizimin e ushtrisë, si shenjë rreziku nga Rusia. Krerët e shtetit polak njoftuan këtë të premte se po planifikojnë trajtimin e detyrueshëm ushtarak për të gjithë burrat e rritur, duke mos përjashtuar madje as gratë. Mirëpo kur dukej se Trump po “anonte” në favor të Ukrainës duke zgjuar shpresën tek BE për një qasje ndryshe ndaj konfliktit, kreu i Shtëpisë së bardhë ka suprirzuar sërish. Mbrëmjen e së premtes ai ka deklaruar se është “ka besim se Putin do ta mbajë fjalën”, ndërsa shtoi se “e ka më të vështirë të negociojë me Kievin se sa me Moskën për përfundimin e luftës”.

Top Channel/ Armatimi i ishujve, Turqia paralajmëron Greqinë
12/03 22:51
Top Channel/ Netanyahu kërcënon liderin suprem: Mos vini bast për të
12/03 22:49
Top News – Ambasadori i Iranit në OKB kundërshton liderin e ri: S’kemi qëllim të bllokojmë Hormuzin
12/03 22:45
Top News – Masakra në koncertin pranë Moskës / 19 persona dënohen me burg për sulmin terrorist
12/03 22:15
Top Channel/ Ajatollahu i ri: Irani ta mbajë të bllokuar Ngushticën e Hormuzit
12/03 19:53
Top News- Khamenei i ri nuk tërhiqet/ Lideri suprem mban të bllokuar ngushticën e Hormuzit
12/03 19:46
Top News- ‘Nuk ka kërcënim iranian’/ Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-të janë të sigurta
12/03 19:32
Top News – Bombarduesit amerikanë bëhen gati / B-1 ‘ndezin motorët’ në bazën ajrore britanike
12/03 17:35
Top News – Ajatollahu i ri është në koma / Ka humbur njërën këmbë, Irani zhyt botën në kaos
12/03 17:34
Top News – 11 miliardë dollarë për 6 ditë luftë/ Administrata Trump bën llogaritë, duhen më shumë
12/03 17:16
Top News – Sulm nga një armik në lindje… / Civilët përgatiten për luftë në Arktikun norvegjez
12/03 17:15
Top News – Droni në zonën financiare të Dubait / Mbyllen bankat e huaja, u kërcënuan nga Irani
12/03 15:21
Top Channel/ “Luftoni korrupsionin, pa pengesa!” Reagon BE dhe Anglia pas votimit për Balluku
12/03 15:20
Top News – Treni i parë në gjashtë vite… / Niset nga Kina për në Korenë e Veriut me pasagjerë
12/03 15:01
Top News – ‘Dubai ka marrë fund…’ / Të huajt largohen, parajsa nën raketat e Iranit
12/03 14:54
Top News – Borë në shkretëtirë, pamje e pabesueshme / Saharaja zbardhet, temperaturat rënie drastike
12/03 14:52
Top News – Irani udhëhiqet nga ‘një fantazëm’ / Ajatollahu i ri nuk është parë askund, lufta ndizet
12/03 12:36
Top Channel/Goditen tre anije cisterne, “çmendet” nafta sërish-Irani: Do ta cojmë 200 USD për fuçi!
12/03 12:32
Top News – Qeveria iraniane nuk është në rrezik! Inteligjenca amerikane e bindur: Nuk po shembet
12/03 12:25
Top News – Irani, sulm me dronë në Kaliforni / FBI paralajmëron: ‘goditje surprizë’
12/03 12:24
DIGITALB DIGITALB