Top Channel/ Lufta tregtare SHBA-Kanada/ Trudeau: Nuk do të bëhemi shteti i 51-të amerikan
04/03/2025 22:38

Tani mund të quhet një luftë tregtare ajo që po ndodh mes Kanadasë dhe SHBA. Presidenti i SHBA, Donald Trump, dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau janë futur në një përplasje të drejtpërdrejtë lidhur me politikat e tarifave dhe tregtinë ndërkombëtare. Kryeministri Trudeau kritikoi ashpër lëvizjen e Trump për vendosjen e një tarife prej 25% për mallrat që importohen nga Kanadaja. Ai e quajti këtë një “marrëzi” dhe reagoi duke imponuar tarifa të reja për mallrat amerikane. Kanadaja vendosi të aplikojë një tarifë 25% për mallrat amerikane që arrijnë vlerën e 155 miliardë dollarëve. Këto tarifa do të hyjnë në fuqi në dy faza: me 30 miliardë dollarë që do të preken menjëherë, ndërsa pjesa tjetër, 125 miliardë dollarë, pas 21 ditësh. “Kanadezët janë të arsyeshëm dhe të sjellshëm, por ata nuk do të tërhiqen nga një betejë kur është në rrezik mirëqenia e popullatës sonë,” deklaroi Trudeau. Përgjigjja e Trump nuk vonoi dhe e quajti sërish Trudeau “guvernator”, duke dhënë një tjetër sinjal se e konsideron Kanadanë më shumë si një pjesë të SHBA-së. Kreu i shtëpisë së bardhë u përgjigj në platformën e tij “Truth Social”, ku paralajmëroi se nëse Kanadaja do të vazhdonte me tarifat, SHBA do të rrisë masat reciproke në përpjesëtim të plotë. “Dikush duhet ta informojë guvernatorin Trudeau se nëse vendos tarifa për mallrat tona, tarifat tona do të rriten menjëherë në masë të barabartë,” tha Trump. Në një tjetër përgjigje të ashpër, Trudeau deklaroi se Trump ka një qëllim të fshehtë për të shkatërruar ekonominë kanadeze. “Ai mund të dëshirojë ta shkatërrojë ekonominë tonë dhe të na bëjë shtetin e 51-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por kjo nuk do të ndodhë kurrë,” tha Trudeau, duke e sfiduar drejtpërdrejt politikën e Trumpit. Ndërkaq, ndikimi i këtij konflikti është shfaqur në bursat botërore që kanë pësuar tronditje të fortë.

Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23