Për më shumë se pesë shekuj asgjë nuk kishte ndaluar prodhimin e gëzofit dhe më pas peliçet e famshme në Kostur dhe Siatista, dy zona të Greqisë së Veriut ku 80% e banorëve mbijetonin nga industria e gëzofit dhe eksportet e produkteve të tij kryesisht në tregjet e Rusisë dhe Ukrainës. Por pandemia dhe lufta , me sanskionet e BE ndaj Rusisë, sollën katastrofën dhe sipas shifrave zyrtare, gjysma e 4000 artizanëve të gëzofit në këto zona u detyruan të braktisin profesionin, ndërsa u mbyllën edhe më shumë se gjysmat e fermave me miliona vizonë të vrarë pasi rezultuan pozitivë me koronavirus. Pamjet: AFP