Lufta është rikthyer në Europë, deklaroi kryetari i Komitetit për Punët e Jashtme në Parlamentin gjerman, Michael Roth, sipas të cilit BE-ja duhet ta përqëndrojë më shumë vëmendjen në Ballkanin Perëndimor, ndryshe rreziqet do të shtohen. "Lufta është rikthyer në Europë. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është një rrezik i madh jo vetëm për Ukrainën por edhe për paqen, stabilitetin e gjithë kontinentit.