Top Channel/ Lufta nuk na prek xhepat/ Moodys vlerësim pozitiv: Rritja deri ne 4.5 përqind
02/03/2022 19:54

Rritja ekonomike në Shqipëri do vijojë e fortë. Kështu konfirmon agjencia prestigjioze “Moody’s” në vlerësimin e fundit për financat e vendit duke i dhënë notën B+. Ekonomia jonë do të mbetet e qëndrueshme përshkruan kjo agjenci dhe rritja ekonomike ne dy vitet e ardhshme do të fiksohet në 4.5% dhe 4%, pas rimëkëmbjes së fortë në vitin 2021. Turizmi dhe kërkesa e brendshme do jenë faktorët që do nxisin këtë rritje. Konfirmimi vjen në mes të konfliktit Rusi-Ukrainë dhe krizës së çmimeve që po zhvillohet në Evropë. Por ekonomia po përjeton një moment te rritjes se çmimeve, e cila nuk vjen si pasoje e luftës në Ukrainë, por nga inflacioni që ka dalë jashtë objektivit të Bankës së Shqipërisë. Lajmi i mire sipas agjencisë së vlerësimit Moody është se inflacioni pritet të ulet në fundin e 2022. Gjithsesi pritet një shtrëngim i lehte i politikës monetare nga Banka e Shqipërisë që mund të rrisë normat e interesit, te cilat sot janë te fiksuara ne shifrën rekord te ulet prej 0.5 për qind. Duke marrë shkas nga të ardhurat që qeveria thotë se do të grumbullojë këtë vit, pritet që të përmirësohet edhe borxhi publik i vendit që arriti një rekord historik te larte gjate vitit te pare te pandemisë në nivelin 77.6%. sipas agjencisë “Moody” borxhi pritet te bjere në 74.7% ne 2023. Premtimi elektoral i qeverisë është se brenda këtij mandati do ta dërgojë borxhin në 60%. Si rrezik të vetëm për stabilitetin e ekonomisë Moody’s vlerëson shkallën e ulët të vaksinimit, por edhe efektet e zgjatjes së konfliktit Ukrainë-rusi që do të prekë në masë kontinentin evropian, rrjedhimisht edhe Shqipërinë.

Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57
Top Channel/ “Përkeqësim i klimës së biznesit”, investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin
20/02 15:14
Top Channel/ Turistët flenë në informalitet, vetëm 25% qëndrojnë në biznese të regjistruara
19/02 15:23
Top Channel/ Rënia e euros godet fasonët, vështirësi edhe prej rritjes së pagës minimale
18/02 19:54
Top Channel/ Bien importet dhe eksportet, ekspertët: Pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi
17/02 20:03
Top Channel/ TVSH nuk ndjek rritjen e çmimeve, ekspertët: Evazioni dhe oligopoli po dëmton tregun
16/02 19:55
Top Channel/ Kreditë e këqija zvogëlohen, por 35.9 mld lekë të dhëna me kredi mbeten risk
13/02 15:16
Top Channel/ Inflacioni u rrit në 2.3%, shkak rritja çmimit të qirave dhe e ushqimeve
12/02 15:32
Top Channel/ Shqiptarët me lekë nëpër xhepa! 4.83 miliardë euro cash në 2025
08/02 19:46
Top Channel/ Rritet kredia për shtëpi/ Arrin në 64.4 miliardë lekë, dominon në monedhën vendëse
06/02 19:52
Top Channel/ Pagat indeksohen me 2.5%, Qeveria rrit pagat për 140 mijë punonjës të administratës
06/02 15:05
DIGITALB DIGITALB