Kryetarja e Komisioni Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Kiev, në vizitën e saj të dhjetë që nga nisja e luftës së Rusisë kundër Ukrainës në vitin 2022. Qëllimi i ndalesës së shefes së KE-së në ditën që shënon 4 vjetorin e agresionit rus ndaj vendit fqinj, është të rikonfirmojë mbështetjen e palëkundur të Europës për Ukrainën në aspektin ekonomik, ushtarak dhe humanitar, veçanërisht gjatë dimrit të vështirë. Lufta e Rusisë në Ukrainë hyn sot në vitin e pestë .