Nuk ka një fund të shpejtë të luftës në Ukrainë; ecuria në terren duket se këtë tregon sipas Shteteve të Bashkuara, të cilat presin që konflikti të zgjasë për muaj tërë. Pohimin e bëri sekretari i shtetit, Antony Blinken, i cili hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se Washingtoni e përshkallëzoi situatën me presidentin rus Vladimir Putin.