Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian kanë diskutuar situatën e sigurisë që prej fillimit të konfliktit të iranit, e kanë shqyrtuar edhe mundësinë që kjo luftë të sjellë një valë të re emigracioni në Europë. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, deklaroi se nuk ka "ndryshime të dukshme në Gjermani", por shtoi se ekziston vetëm një "kërcënim abstrakt", i cili ka qenë i pranishëm edhe më parë.