Mbretëria e Bashkuar ka pezulluar të martën bisedimet tregtare me Izraelin dhe ka thirrur ambasadorin izraelit për atë që e quan ofensivë "të patolerueshme" në Gazë. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka thënë se vendi i tij është "i tmerruar nga përshkallëzimi i konfliktit Izraeli”, ndërsa sekretari i Jashtëm, David Lammy, ka thënë se lufta po hyn në një "fazë të re të errët”, raporton BBC.