Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha të hënën se qeveria e vendit të tij synon që një takim i nivelit të lartë për paqen të mbahet deri në fund të shkurtit, një vit pasi filloi agresioni i Rusisë. Ai tha në një intervistë për agjencinë Associated Press se Ukraina shpreson që takimi të mbahet në Kombet e Bashkuara dhe të ndërmjetësohet nga Sekretari i Përgjithshëm, António Guterres.