Mbyllja e rrufeshme e konfliktit në Ukrainë ishte një nga premtimet kryesore të tij gjatë fushatës elektorale, e kësaj ideje i mëshoi edhe pasi arriti të siguronte mandatin e dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Megjithatë, tani presidenti amerikan Donald Trump e pohoi se zgjidhja për luftën e nisur nga Rusia kundër vendit të saj fqinjë, ka rezultuar më e vështirë sesa eehe vetë arritja e paqes në Lindjen e Mesme.