Rënia e Familjes Jashari në mars të vitit 1998 bëri që Kadri Kastrati të largohej nga Kroacia, ku shërbente si ushtarak, të linte gjithçka e të kyçej në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Fillimisht nga Tirana të stërviste ushtarë e vullnetarë që po ashtu ishin të gatshëm të luftonin për çlirimin e Kosovës. E kjo e gjitha me një qëllim, mbrojtjen e civilëve shqiptarë që po dëboheshin e masakroheshin nga forcat serbe.