Rusia njoftoi se pavarësisht paralajmërimeve të saj se një veprim i tillë nuk do të mbetet pa pasoja, Ukraina lëshoi për herë të parë sot drejt territorit rus raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministria e mbrojtjes në Moska tha se për sulmin e ndodhur në rajonin rus të Bryanskut, Kievi ka përdorur Sistemin Raketor Taktik Ushtarak (Atacms).