Lufta në Lindjen e Mesme ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk po kalon pa u ndjerë edhe në Ballkanin Perëndimor. Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se vendet e rajonit, mund të përballen me pasojat e konfliktit, por sipas tyre, rreziku i sulmeve konvencionale është i kufizuar.