Bashkia e Tiranës vijon të promovojë aktivitetet sportive për fëmijët. Në hapësirat e Pazarit të Ri, Bashkia e Tiranës dhe Special Olympics Albania organizuan “Luajmë në Pazar”, lojëra në grupe gjithëpërfshirëse për fëmijë me nevoja të veçanta, në disiplinat e futbollit, basketbollit, volejbollit, ping-pong dhe atletikë.