Qielli është për zogjtë jo për bombat. Ky fëmijë që nuk e kupton luftën por e di kuptimin e lirisë, mban këtë pankartë në duar me dëshirën që kërkesa e tij e shprehur në anglisht të ‘fluturojë’ larg. Ndërsa lotët e grave ukrainase sjellin ne kujtese sulmet ruse. Dhe Luftën që dhemb. Marina nga Odesa e vuan luftën sepse ka ikur prej saj për hir te fëmijëve. Por lufta e ndau nga bashkëshorti I cili sot është ushtar, ndërsa ajo është strehuar prej 1 muaji në Tiranë, në një vend që e vlerëson tepër bujar.