Top Channel/ Lot e dhimbje! Drama e një nëne me përmbytjet, varfëri ekstreme dhe djalin e sëmurë
14/01/2026 19:52

Në zonën e ish-kënetës në Durrës, aty ku qiratë janë më të lira, por rreziku më i madh, jeton edhe Kristina Kazanxhi, 78 vjeçe nga Durrësi. E humbi shtëpinë e saj vite më parë dhe prej dekash kujdeset e vetme për djalin e saj, Arturin, 53 vjeç, i pamundur për të lëvizur pa karrocë me rrota. Në një dhomë të vetme me qira, ata u përballën frikshëm me përmbytjet. Nënë e bir u evakuuan dhe qëndruan në spital gjatë ditëve të emergjencës. Vetëm mbrëmjen e kaluar u kthyen në banesë. Fqinjët, së bashku me zjarrfikësit, nxorën ujin dhe rregulluan sadopak dhomën e vetme ku ata jetojnë. Dhe ajo është plot mirënjohje për ta. Një sakrificë e heshtur nëne që lufton e vetme për djalin e pamundur, duke u përballur edhe me mungesë mbështetjeje nga mjekët e familjes dhe strukturat e tjera për pagesën e paaftësisë dhe kujdestarisë. Sot, në moshën 78-vjeçare, frika e saj më e madhe është se mos largohet nga kjo jetë pa ditur se kush do të kujdeset për Arturin. E lodhur nga jeta dhe të papriturat, si përmbytjet e fundit, e moshuara vazhdon çdo ditë betejën e saj. Ende lan me dorë rrobat. I gatuan, e ledhaton dhe e qetëson të birin. Zemra e saj rreh vetëm për të, ndonëse dhe vetë ka nevojë për kujdes e vëmendje.

Top News- Kinezet, prostitucion në Golem / Arrestohen katër të huaja në një shtëpi me qira
09/04 17:02
Top Channel/ Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: ja kur do të hapet aksi
09/04 16:51
Top News – Do ndëshkojë ‘të padobishmit’ e NATO-s / ‘Pëshpëritësi i Trumpit’ në Shtëpinë e Bardhë
09/04 15:51
Top News- Çifti zhvendos shtëpinë, literalisht…‘E ngarkon’ mbi kamion, ishte në truallin e gabuar
09/04 15:47
Top News – Praktika e njësuar e GJL: Arrest me burg për të gjithë, apo shqyrtime individuale?
09/04 15:44
Top News – Denoncimi i Braçes: Kompania “Lufra” fushatë kundër qumështit vendas
09/04 15:42
Top Channel/ Tradita e Pashkëve, 80-vjeçarja lyen 200 vezë për festën e Pashkëve
09/04 15:31
Top Channel/ Pitbulli kafshoi të miturën, paditet bashkia në Vlorë, banorët të shqetësuar
09/04 15:28
Top Channel/ Alarm për mashtrimet me SMS, qytetarët marrin mesazhe false
09/04 15:25
Top Channel/ “Bashkohen shqiptarët në Mal të Zi”, Forumi Shqiptar drejt unifikimit
09/04 15:23
Top Channel/ Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta shkoi në 210 lekë, benzina 173 lekë
09/04 15:18
Top Channel/ Rishikohet arresti me burg, Gjykata e Lartë shqyrton ndryshime për paraburgimin
09/04 15:07
Top News- ‘Sekseri’ i vrasjeve me pagesë / Kush është Leksi i Druve dhe përplasja me ish deputetin
09/04 15:04
Top News – Nisma urgjente e PD për naftën. PS ja rrëzon në seancë plenare, ‘bordi rregullon çmimin’
09/04 15:04
Top News – Irani, në pikën nga ku s’ka më kthim! Meloni: Po punojmë për lirinë e lundrimit në Hormuz
09/04 15:00
Top News – 1.9 milionë ushtarë rusë e 7 mijë tanke, Franca pret luftë me Rusinë, ‘shqetësim kryesor’
09/04 14:20
Top News- Ekstradohet ‘Leksi i druve’/ Siguroi kushtet për vrasjen e tre shtetasve
09/04 14:08
Top News – Në kërkim, por i armatosur. Lushnje, prangoset 21 vjeçari që harroi pistoletën te berberi
09/04 13:59
Top News – Ulet me 10 lekë nafta. Bordi ndërhyn sërish te çmimet tavan të karburanteve
09/04 13:58
Top News – ‘Njoftojeni kur t’i dalë rroga’. PD akuza ministres Sala: Nuk e di për ça është aty!
09/04 13:41