Qeveria britanike i ka shtuar radhët e listës së saj të personave të sanksionuar që prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë. Vendimi i ri i Londrës zyrtare shënjestron të gjithë ata individë të cilët “kanë ndihmuar me vetëdije oligarkët e sanksionuar rusë”, sikurse është rasti i ish-pronarit të klubit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich.