35-vjeçari me inicialet E.M. është vënë në pranga në Laç, pasi kishte kthyer një lokal të marrë me qera, në një pikë të paligjshme për lojërat e fatit. Aty iu gjetën 8 makineta dhe 18 kompjuterë dhe celularë për organizimin e këtyre lojërave, teksa është vënë në pranga dhe 31-vjeçari me inicialet Xh.V., i cili u kap në flagrancë duke luajtur.